Deklarata e Ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, lidhur me marrëveshjen detare të diskutuar dhe arritur (sipas pales Greke) me homologun Shqiptar, shkaktoi një serë debatesh në Shqipëri. Nga pala Greke, marrëveshja shpresohet të nënshkruhet deri në muajin prill, kur dhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras, do të vizitojë Shqipërinë. Ky afat koincidon me rekomandimin e Komisionit për hapjen e negociatave në Këshill, i cili do të vendosë në qershor.