Në kuadër të përafrimit të legjislacionit, një ndër sfidat e Shqipërisë është transpozimi i Aktit të Tregut Dixhital, që rregullon funksionimin e tregut të brendshëm duke vendosur rregulla të njëjta për të gjithë shtetet anëtare lidhur me sjelljen e platformave të mëdha online dhe mbrojtjen e konsumatorit. Për shembull, një ndër detyrimet që buron nga Akti i Tregut Dixhital është lejimi i instalimit dhe përdorimi i aplikacioneve të palëve të treta në sistemet e tyre operative. Së fundmi, me datë 23 prill 2025, Komisioni Evropian gjobiti kompaninë Apple dhe META për shkelje të dispozitave të Aktin të Tregut Dixhital. Në të ardhme të afërt pritet që kompania Apple të mundësojë shitjen e produkteve të saj me dy sisteme (IOS dhe Android) dhe konsumatori evropian do të vendosë se cilin sistem do të përdorë.
Read the full article on aien.al
